Von der Leyen nesër takohet me Osmanin dhe Kurtin, pas takimeve në konferencë të përbashkët me presidenten

Von der Leyen nesër në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin, pas takimeve në konferencë të përbashkët me Osmanin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nesër viziton Kosovën ku do të zhvillojë takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Rruga integruese drejt BE-së dhe Plani i rritjes do të jenë në fokus të takimeve.

Zyra e BE-së në Kosovë bëri të ditur për RTV21 se pas takimeve me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen do të mbajnë një konferencë për media bashkë me presidentën OsmanI. GRAFIKA: Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

“Vizita në Kosovë është pjesë e udhëtimit katër-ditor të Presidentes von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, që ka për qëllim diskutimin e progresit të partnerëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor në rrugën e BE-së dhe Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së”.

Detaje për takimin e nesërm të presidentes Von der Leyen me kryeministrin Kurti për rtv21 dha edhe Qeveria e Kosovës derisa Zyra e presidentes nuk ktheu ndonjë përgjigje.

“Kryeministri Kurti nesër do të mirëpresë Presidenten e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen. Kjo vizitë po vjen disa ditë pasi që BE-ja miratoi agjendën e reformave të Kosovës, në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në takimin e nesërm pritet të diskutohet për zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, përfitimet për Kosovën dhe qytetarët tanë, marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian dhe rrugën tonë integruese”, tha zëdhënsi i Qeverisë, Përparim Kyreziu për RTV21.

Nga 6 miliardë euro që janë paraparë për vendet e Ballkanit Perëndimor me Planin e Rritjes, Kosovës i takojnë mbi 800 milionë. Mjetet e para nga ky fond pritet të ndahen brenda këtij viti. Vizita e Von der Leyen në Kosovë ven pas vizitës së saj në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bosnje e Hercegovinë e Serbi.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker