Von Cramon kujton Rugovën: Pavarësia, testament i përpjekjeve të palodhshme të popullit të Kosovës

Eurodeputetja Vioa von Cramon, njëherësh raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në urimin e saj, ajo ka veçuar përpjekjet e presidentit Ibrahim Rugova në rrugën drejt arritjes së mëvetësisë.

“Më 17 shkurt, kujtoj edhe presidentin e ndjerë Rugova dhe lidershipin e tij vizionar. Deklarata e pavarësisë në 2008 është testament i përpjekjeve të palodhshme të Rugovës dhe shpirt e qëndrueshëm të popullit të Kosovës. Vizioni i tij për një Kosovë demokratike dhe përfshirëse, për një Kosovë multietnike, ku të gjithë qytetarët jetojnë të lirë nga frika dhe diskriminimi, shtruan themelet për kombin që festojmë sot”, shkroi von Cramon.

Lajmet Von Cramon kujton Rugovën: Pavarësia, testament i përpjekjeve të palodhshme të popullit të Kosovës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>