Vokrri: Ne e dimë se qytetarët serb udhëtojnë për në Serbi për t’i marr pensionet në dinarë

Zëvendësministri i pushtetit lokal Arbër Vokrri tha se qeveria është në dijeni se qytetarët serbë kryejnë pagesa me dinar dhe se udhëtojnë qindra kilometra për të marrë pensionin e tyre në dinarë, por që qëllimi i qeverisë siç tha ka qenë të parandalohen transaksionet bankare me dinarë dhe jo kontrollimi i plotë i valutës.

Vokrri për rtv21 tha se është e rëndësishme që tashmë në veri nuk mund të hyjnë thasët me dinarë të cilat më herët janë përdorur për financim të strukturave terroriste serbe.

“Është e pamundur që të ndalet në tërësi çështja e dinarit nuk ka qenë qëllimi që ta ndalohet dinari por transaksionet të bëhen sipas ligjit të Kosovës sepse për transaksione pranohet vetëm Euro. Sepse tash mund të ketë qytetar jo veç dinarin por ja japin dikujt 2 lope e pranojnë 5 dhi, ose mund ta jap një traktor e të marr një ari tokë ato nuk jemi të interesuar t’i hulumtojmë, por nuk ka më bartje të dinarit me thasë për tu financuar organet terroriste gjëra të tilla nuk ndodhin. Ne e dimë se Serbia do t’i hap ose i ka hap zyrat sociale afër kufirit e dimë se ka qytetarë që udhëtojnë larg që të marrin pensionet me dinar por ky është qëllimi i Serbisë pra që të vështirësoj jetën e qytetarëve dhe jo lehtësimin e tyre gjë që kemi ne për qëllim””, u shpreh Vokrri./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker