Vodhi një “BMW X5” në Lezhë dhe u largua drejt Shkodrës, arrestohet 45-vjeçari

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. B., se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në rrugën “Shtraus”, Lezhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua pak orë pas vjedhjes, autori i dyshuar i rastit, shtetasi K. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Zejmen. Pasi vodhi automjetin, 45-vjeçari u largua me të drejt Shkodrës, ku u kap si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu, në cilësinë e materiale u sekuestrua automjeti tip “BMW X5”, i dyshuar i vjedhur nga shtetasi K. Ç..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme

Lajmet Vodhi një “BMW X5” në Lezhë dhe u largua drejt Shkodrës, arrestohet 45-vjeçari >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>