Vjosa Osmani pritet nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është pritur sot nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Pas vizitës, Osmani përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka njoftuar Papa Françeskun me vendosmërinë e vendit për të kultivuar paqe e harmoni ndërmjet njerëzve, si vlera të popullit të Kosovës, siç shkruan ajo të ruajtura prej afro dy mijë vitesh, si dhe raportet me Selinë e Shenjtë.

Tutje, Osmani shkruan se thellimi i raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme është orientimi i përbashkët.

“E lumtur të pritesha në audiencë private nga Papë Françesku në Selinë e Shenjtë.
Papën e njoftova me vendosmërinë tonë për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, si vlera të popullit tonë, mbi të cilat janë kultivuar e ruajtur prej afro dymijë vjetësh edhe raportet tona me Selinë e Shenjtë. Në mënyrë të veçantë e falënderova Atin e Shenjtë për kujdesin që ai po tregon ndaj Kosovës dhe e falënderova për vendimin e tij të para pesë vjetëve, që Administratën Apostolike ta ngrinte në nivel të dioqezës. Ishte kënaqësi e veçantë po ashtu që të shkëmbeja me të pikëpamjet mbi orientimin euroatlantik të Kosovës dhe progresin e vendit tonë drejt këtij synimi”.

“Thellimi i mëtejmë i raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha janë orientimi ynë i përbashkët. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në këtë drejtim dhe në avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore”, shkroi Osmani në Facebook.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!