Vjosa Osmani, Përparim Rama e Agim Ademi marrin pjesë në projektin e klubit të femrave “Prishtina”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi kanë marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit të klubit të futbollit të femrave “Prishtina”.

Projekti në fjalë do të implementohet në shkolla në bashkëpunim me FFK-në dhe komunat, shkruan Rahoveci.INFO.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka ndarë edhe disa fotografi nga kjo ceremoni.

“Kisha kënaqësinë që sonte së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama të isha pjesë e ceremonisë së lansimit të projektit të Klubit të futbollit të vajzave ‘Prishtina’ – Fuqizimi i vajzave/grave përmes futbollit dhe integrimi i të gjitha komuniteteve, të cilin ky klub e ka fituar nëpërmjet UEFA Foundation. Ky projekt do të implementohet në shkolla në bashkëpunim me FFK-në dhe komunat”, ka shkruar në Facebook, Agim Ademi.

Lajmet Vjosa Osmani, Përparim Rama e Agim Ademi marrin pjesë në projektin e klubit të femrave “Prishtina” >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!