Vjen reagimi i parë i Abdixhikut për letrën e Kurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të dalë nga Kuvendit ka thënë se shumë shpejtë do të kthejë përgjigje në letrën që ia dërgoi Kurti.
Sipas Abdixhikut, gjendja e tanishme duhet të trajtohet pa arrogancë.
“Ka ardhur një letër, do të kthejë përgjigje. Po shkoj në zyrë ta shohë letrën njëherë, e më pas do të kthejë përgjigje me kohë. Më lejoni të shkojë në zyrë ta shohë letrën, do të kthejë përgjigje me kohë. Iu lus njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojmë pa arrogancë shumë. Do të kthejmë përgjigje zyrtare siç i takon një partie”, u shpreh ai para gazetarëve.