Vjedhje grabitqare në Mitrovicë: Hajni i maskuar ia kap çantën e krahut 20-vjeçares dhe zhduket

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet.

Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën ‘Fadil Deliqi’ në Mitrovicë, ku viktimë është një vajzë 20-vjeçare.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima derisa po ecte rrugës është ballafaquar me një person të maskuar, i cili ka arritur t’ia marrë çantën e krahut me të gjtha dokumentet personale të saj.

Bazuar në dëshminë 20-vjeçares, i dyshuari me të kryer veprën është larguar me shpejtësi në këmbë në një drejtim të panjohur.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar, me ç’rast kanë gjetur maskën e përdorur nga hajni.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar “Vjedhje grabitqare”, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të arrestohet i dyshuari.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!