Vizita e Zelensky dhe Samiti për Ukrainën, “blindohet” Tirana, këto janë rrugët që do të bllokohen

Më 28 – 29 shkurt Tirana do të mirëpresë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore në kuadër të Samitit që do të organizohet për Ukrainën.

Në kuadër të këtij Samiti, Tirana do të vizitohet edhe nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Ukrainës do të mbërrijë në Tiranë pasditen e 27 shkurtit, ndërsa samiti do të mbahet një ditë më pas më 28 shkurt. Ende nuk ka detaje se cilët liderë të Evropës Juglindore do të jenë pjesë e këtij samiti, ndërsa gjatë vizitës në Ankara të Turqisë ditë më parë, Rama tha se presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan do t’i drejtohet samitit përmes një video-mesazhi.

Masat e sigurisë në Tiranë do të jenë të rrepta.

Policia e shtetit ka bërë publike dhe rrugët që do të bllokohen gjatë këtyre ditëve.

– Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas;

– Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas;

– Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas.

-Gjithashtu, të gjitha rrugën që lidhin rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara.

Në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe për këtë arsye do të njoftohen të gjithë banorët e zonës, për mosparkim të mjeteve në këto segmente.

Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”;

-Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë Krujës”;

– Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan – rrethrrotullimi TEG-ut- unaza lindore- Paskuqan -Kamëz- kryqëzimi i Valiasit- Rinas”.

Lexo edhe:

Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin për Ukrainën që mbahet në Tiranë

Lajmet Vizita e Zelensky dhe Samiti për Ukrainën, “blindohet” Tirana, këto janë rrugët që do të bllokohen >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>