Vizita e Blinken, Rama: Vlerësim! Shqipëria pikë referimi në rajon

Edi Rama komentoi pas punimeve të Asamblesë Kombëtare edhe vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Duke treguar detaje nga kjo vizitë e një përfaqësuesve më të lartë të shtetit amerikan, Rama tha se është tregues i faktit se Shqipëria është shndërruar në pikë referimi në rajon.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka një pozicion prestigjioz në arenën ndërkombëtare dhe raportet e saj me aleatët mbeten të shkëlqyera.

“Besoj se ardhja e Sekretarit të Shtetit në Tiranë ka domethënie të veçantë për kontekstin në të cilën sot ndodhet Europa e bota. Për kohën shumë të ngarkuar të një sekretari shteti. Fakti që gjen të nevojshme vendos në axhendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin tregon në mënyrë të posaçme se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, dhe çfarë përfaqëson sot Shqipëria në rajon. Me krenari e them që Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen dhe të ardhmen e përbashkët dhe për t’u ndarë nga një e kaluar e mbushur me tragjedi e prapambetje e raste të pafundme të humbura për t’i lënë një vend më të mirë gjeneratave të tjera”, deklaroi Rama.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken pritet të mbërrijë në Tiranë në datën 15 shkurt.

Pas vizitës në Shqipëri, Blinken do të udhëtojë drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Kjo është vizita e 6-të në Shqipëri e një Sekretari Amerikan të Shtetit. Më herët në Tiranë kanë qenë James Baker, Mendeline Albright, Colin Poëell, Hillary Clinton dhe John Kerry.

Lajmet Vizita e Blinken, Rama: Vlerësim! Shqipëria pikë referimi në rajon >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>