Vitia nënshkruan marrëveshje me ambasadorin zviceran për avancimin e kujdesit shëndetësor 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar marrëveshje me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, për investimin prej mbi 6 milionë frangash zvicerane.

Sikundër ka bërë të ditur përmes rrjetit social ‘Facebook’, ministri Vitia, kjo marrëveshje është e dedikuar për kujdesin parësor shëndetësor.

“Kontributi zviceran është një grant prej 6,450,000 frangave zvicerane dhe do të përdoret për zbatimin e Projektit së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë. Me këtë projekt  përfiton kujdesi parësor shëndetësor në të gjitha komunat e Kosovës”, ka shkruar Vitia.

Ai mի tej bëri të ditur se prioritet i përbashkët mbetet përmirësimi i shëndetit të qytetarëve, me fokus nevojat e pacientëve, e veçanërisht shëndetin e grupeve të cenueshme.

“Vazhdon puna në krijimin e kushteve sa më të favorshme dhe një sistemi të qëndrueshëm në kujdesin shëndetësor”, ka shkruar në fund ministri Vitia.

Lajmet Vitia nënshkruan marrëveshje me ambasadorin zviceran për avancimin e kujdesit shëndetësor  >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>