Vitia jep detaje për gjendjen e të lënduarve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga të 15 të lënduarit që janë pjesëtar të një familjeje, pati lëndime në gjoks.

“Ende jemi në Klinikën Emergjente në QKUK, bashkë me mjekët, infermierët dhe stafin tjetër. Të gjithë ishin e ende janë në mobilizim e angazhim të lartë prej shumë orësh. Po ofrohet kujdesi i plotë e profesional për të lënduarit. Katër nga të lënduarit pasi që janë operuar nga mjekët në QKUK, meqë kanë shkallë më të lartë të djegieve janë transferuar për mjekim të mëtutjeshëm në Mjekim Intensiv Qendror. Tetë të lënduar janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Dy të lënduar janë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.Ndërsa një nga të lënduarit është në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Mjekët janë duke bërë gjithçka për të mënjanuar çdo rrezik për jetën. Përpjekjet vijojnë dhe në këto çaste. Uroj me gjithë zemër që të gjithë të lënduarit ta kalojnë këtë gjendje sa më parë!”, ka shkruar Vitia.

Lajmet Vitia jep detaje për gjendjen e të lënduarve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>