Vijon aksioni i shpëtimit në Maqedoninë e Veriut, dyshohet për rreth 50 të vdekur!

(Lajm i përditësuar)
Ekipi i TV21 është në terren, në diskotekën “Puls” në Koçani, ku rreth orës 3 të mëngjesit ka shpërthyer zjarr, që dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e së paku 50 personave. Bëhet fjalë për koncertin e grupit “DNK”.
Gazetari i TV21 Jovica Paunoski raporton se ende po vijon aksioni i shpëtimit, ende po tërhiqen persona të vdekur dhe të lënduar.
Sipas informacioneve të para, janë arrestuar organizatorët e koncertit dhe po kërkohet edhe arrestimi i pronarit të diskotekës.
Dyshimet e para janë se deri te zjarri ka ardhur pasi janë përdorur mjete piroteknike gjatë koncertit.
Një numër i madh i ambulancave kanë shkuar në ndihmë nga Shkupi, është aktivizuar edhe helikopteri i MPB-së.
Disa të lënduar janë dërguar në spitalin 8 shtatori në Shkup.
Tragjedi në Maqedoni! Së paku 50 viktima nga zjarri në një diskotekë
Tragjedi e madhe ka ndodhur në Koçani , ku sipas informacioneve të para ka mbi 50 viktima. Zjarr ka shpërthyer rreth orës 3 në diskotekën “Puls”.
Në terren janë ekipet e Policisë, nga Prokuroria gjithashtu njoftuan se janë në terren dhe se po vlerësojnë shkaqet.
Ekipi i TV21 është në vendin e ngjarjes.