Vijojnë punimet, Ura e Kukësit me gjatësi 310 metra te Rruga e Kombit bashkon dy brigjet e Drinit

Punimet për rrëshqitjen dhe vendosjen në bazament të Urës së Madhe të Kukësit me peshë afërsisht 6 mijë ton e që do të lidhë Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës, prej katër ditësh po ecin me ritmet e duhura.

Këto punime kanë ngjallur edhe kuriozitetin e qytetarëve kuksianë të cilët çdo ditë po bëhen pjesë e këtyre punimeve duke vëzhguar nga lart tek kodra mbi urë.

Në kantierin e ndërtimit po punohet për vendosjen me rrëshqitje e Urës së Madhe mbi Drin.

Ura e Madhe e Kukësit, një investim prej 30 mln dollarë, ka një arkitekturë të veçantë prej çeliku me 310 metër gjatësi dhe pritet të plotësojë Rrugën e Kombit.

Ura në fjalë me hapësirë jashtë bazamenteve 270 metra, lartësi 50 metra e bën këtë urën më të veçantë dhe urën me harkun më të lartë në rajon.

Katër korsi do të ketë ura në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e Urës.

Ajo do të ketë dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa gjatësia e saj do të jetë konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.

Ura e Madhe e Kukësit do të bashkojë brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit. Ajo do të zëvendësojë urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se 45 vite që mban ‘mbi supe’ me mijëra automjete përgjatë viteve.

Ura e Madhe përmbyll përfundimisht pikën nevralgjike të Rrugës së Kombit, e cila krijonte trafik gjatë gjatë sezonit të verës.

Mendohet se sezoni i ri turistik do ta gjejë urën në vendin e saj dhe në funksion të plotë.

Lajmet Vijojnë punimet, Ura e Kukësit me gjatësi 310 metra te Rruga e Kombit bashkon dy brigjet e Drinit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>