VIDEO/ U nis rrugëve të botës për një jetë më të mirë, sot është miliarder – historia e jashtëzakonshme e biznesmenit Sahit Muja

Historia e jashtëzakonshme e shqiptarit të madh që nga djalë i varfër që u nis rrugëve të botës për një jetë më të mirë, sot është një miliarder. Sahit Muja gjendet sot në top listën e njerëzve më të pasur në planet.

Manjati i shquar shqiptaro-amerikan, sipërmarrësi i suksesshëm në arenën globale të biznesit, Chaiman dhe CEO i Kompanisë Albanian Minerals, zotëron ekspertizë të pashembullt në një sërë fusha të ndryshme, duke përfshirë investimet, miniera, metale, minerale, naftë, gaz natyror, energji të rinovueshme dhe teknologji moderne të inovacionit të gjelbër.

Kompania e tij zotëron gjithë zinxhirin e furnizimit, duke orkestruar operacionet nga minierat, tokat e gjëra dhe puset deri në skajet më të largëta të tregjeve globale.

Në këtë intervistë ekskluzive për “Albana Osmani Show” ai rrëfen rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm të mbushur me sfida e befasi dhe një punë kolosale, që me instiktin e tij dhe përmbajtjen e tij si formim akademik, ai arriti të superojë me shumë sukses në një mënyrë të pashembullt, aq sa duket si mrekulli çdo hap i tij.

Ai thotë që jeta e tij merr kuptim, kur është pranë njerëzve dhe dëshiron që çdo zhvillim ekonomik i ndodhur në Shqipëri t’i qëndrojë vetë Shqipërisë.

Ndiqni intervistën e tij të plotë dhe lidhjet e tij me njerëzit më të rëndësishëm në botë dhe influencën e tij të madhe në favor të shqiptarisë në çdo hap të tij.

Lajmet VIDEO/ U nis rrugëve të botës për një jetë më të mirë, sot është miliarder – historia e jashtëzakonshme e biznesmenit Sahit Muja >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>