VIDEO/ Shoferit i bie të fikët, urbani me udhëtarë në Tiranë përplaset me pemën

Një aksident është regjistruar paraditen e së dielës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”, ku në aksident është përfshirë një autobus i linjës së ‘Unazës’.

Shoferit i ka rënë të fikët dhe autobusi është përplasur me një peme dhe motoçikletë të parkuar.

Atij i është bërë testi i alkoolit dhe nuk qenë nën efekt. Autobusi ka pasur pak pasagjere dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet VIDEO/ Shoferit i bie të fikët, urbani me udhëtarë në Tiranë përplaset me pemën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>