VIDEO/ Punimet për Portin e ri të Vlorës, Rama: Do vijnë jahte luksoze

Porti i ri turistik do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së rilindur.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga punimet që po kryhen për modernizimin e portit dhe shndërrimin e tij në një port të denjë për pritjen e vizitorëve ndërsa vendi përjeton bum turistik.

“Porti i ri turistik do ta pasurojë Vlorën edhe me jahtet e shumëmunguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke hapur burim të ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit”, u shpreh Rama.

Marina do të përshtatet për akomodimin e varkave dhe jahteve dhe krijimin e një zone me shërbime tregtare e turistike

Porti është pjesë e masterplanit të Lungomares në Vlorë bashkë me një park publik që do të shtrihet nga Skela deri në afërsi të tij, ndërsa faza e dytë e rrugës transballkanike do të lidhet drejtpërdrejt me portin.

Lajmet VIDEO/ Punimet për Portin e ri të Vlorës, Rama: Do vijnë jahte luksoze >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>