VIDEO/ Panik në Spanjë, këputet teleferiku në resortin e skive, 17 persona në gjendje të rëndë. Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në resortin e skive në Astun (Huesca), në anën spanjolle të Pirenejve, ku nga këputja e teleferikut kanë mbetur të lënduar rreth 40 persona. Të paktën 17 prej tyre raportohet të jenë plagosur rëndë. Sipas mediave madrilene, 30 persona të tjerë thuhet se kanë pësuar lëndime më pak të rënda.

Punonjësit e shpëtimit po ndihmohen nga pesë helikopterë dhe rreth dhjetë autoambulanca për të transportuar të plagosurit në spitalet më të afërta.

Kanali shtetëror televiziv TVE raportoi se rreth 80 njerëz mbeten të bllokuar në teleferik, ndërsa ende nuk dihet shkaku i ngjarjes.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ishte “i tronditur nga lajmi i incidentit“.

Kryqi i Kuq spanjoll bëri reagimin e parë duke konfirmuar se i ishte bashkuar shërbimeve të urgjencës në vendngjarje me një ambulancë të avancuar me sistem reanimimi dhe 11 automjete të tjera të specializuara.

Lajmet VIDEO/ Panik në Spanjë, këputet teleferiku në resortin e skive, 17 persona në gjendje të rëndë. Pamje nga vendi i ngjarjes >> Rahoveci INFO.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker