VIDEO/ Në arrest shtëpie, Berisha del në tarracë për ecje dhe ajrosje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në tarracën e pallatit për ajrosje.

Në videon e siguruar nga Rahoveci INFO shihet Berisha duke ecur përgjatë tarracës.

Kujtojmë se ish-kryeministri ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’, në lidhje me dosjen ‘Partizani’.

Më datë 17 janar ishte parashikuar që të merreshin në pyetje nga SPAK ish-kryeministri dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, por u shty për shkak se munguan avokatët mbrojtës.

SPAK ka thirrur Sali Berishën që ta marrë në pyetje më 24 janar, ndërkohë më 25 janar do të pyetet Jamarber Malltezi.

Lajmet VIDEO/ Në arrest shtëpie, Berisha del në tarracë për ecje dhe ajrosje >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>