VIDEO/ Merr fund trafiku kilometrik, sot hapet rruga Thumanë-Kashar, Rama: I shërben zhvillimit të turizmit

Ditën e sotme do të hapet aksi Thumanë-Kashar. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar në rrjetet sociale pamje nga rruga e re. Kreu i qeverisë thotë se ky aks i shërben të gjithëve për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Rruga Thumanë-Kashar do të jetë e aksesueshme prej orës 19:00 të ditës së sotme.

“Dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Në këtë aks do të lejohet shpejtësia 130 kilometra në orë dhe pritet që të lehtësojë trafikun e automjeteve nga Thumana dhe aeroporti i Rinasit.

Fluksi i automjeteve në këtë aks parashikohet të jetë tejet i lartë, sidomos gjatë periudhës së sezonit turistik, ndërsa vënia e tij në funksion pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun e automjeteve që krijohet shpesh në akset ekzistuese, si ai Fushë Krujë-Rinas dhe Rinas-Qafë Kashar.

Rruga e re ka një gjatë 21 kilometra dhe është ndërtuar përmes një koncensioni me afat 35 vite. Burimet financiare për ndërtimin e rrugës janë siguruar nga koncesioni dhe në kthim do të merren të ardhurat nga tarifat për kalimin në rrugë.

Lajmet VIDEO/ Merr fund trafiku kilometrik, sot hapet rruga Thumanë-Kashar, Rama: I shërben zhvillimit të turizmit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>