VIDEO/ Me armë në dorë, si u arrestua Astrit Avdylaj pranë shtëpisë së tij, RENEA i rrethoi banesën

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Astrit Avdylajt në Shijak. Operacioni i koduar “Revanshi” u krye nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale RENEA.

“Operacioni u zhvillua në masa të larta sigurisë, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi””, thuhet në njoftim.

Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50-vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Lexo edhe:

U arrestua në banesën e tij në Shijak, del foto e Astrit Avdylajt, ja si duket sot ‘koka’ e bandës së Shijakut

Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Operacioni “Revanshi” vijon.

Sipas SPAK, karakteristikë e këtyre grupeve është dhuna e egër në kryerjen e krimeve. Hetimet kanë zbuluar lidhjet mes tyre, aleancat dhe armiqësitë që kanë qenë burim i vrasjeve dhe tentativave për vrasje, mes anëtarëve të grupeve.

Lexo edhe:

Kontakti i fundit i Vis Martinajt/ Kush është “Niçja” i Shijakut, përgatiti atentatin ndaj Durim Bamit

Gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhrave të arrestit, janë ushtruar kontrolle në 50 banesa, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Rrëshen, Kurbin, Fushë-Krujë dhe Krujë, ku ishin dhe bazat e grupeve.

Lajmet VIDEO/ Me armë në dorë, si u arrestua Astrit Avdylaj pranë shtëpisë së tij, RENEA i rrethoi banesën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>