VIDEO/ Mbahet protesta e dytë e opozitës te bashkia e Tiranës: Veliaj të dorëhiqet

Qytetarët janë grumbulluar edhe sot përpara Bashkisë së Tiranës në protestë pas skandalit të drejtorëve të Erion Veliajt.

Qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e Veliajt, ndërsa kanë bllokuar rrugën përpara institucionit.

Protestuesit kanë ndezur tymuese dhe po thërrasin: O hajdut, o hajdut!

Të pranishëm janë edhe politikanë të opozitës, që kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën qytetare.

Ndërkaq ka pasur dhe momente tensioni, ku janë hedhur shashka dhe ka pasur shtyrje mes protestuesve dhe policisë.

Këshilltari i PD, Ilir Alimehmeti, në një prononcim për mediat tha:

“Ku shkojnë fondet e Tiranës?! Marrin fondet tonë dhe i përdorin. Këta drejtues nuk janë drejtues administrate thjesht, por janë drejtues politikë, bashkëpunëtorë të ngushtë Erion Veliajt.

Ku shkojnë këto fonde?! Kërkojmë audit të jashtëm për të gjitha fondet që shpenzohen në këtë drejtim në bashkinë e Tiranës për periudhën që nuk është kontrolluar nga KLSH. Kërkesë e thjeshtë, kërkesë e qartë antikorrupsion”, tha ai.

Lajmet VIDEO/ Mbahet protesta e dytë e opozitës te bashkia e Tiranës: Veliaj të dorëhiqet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>