VIDEO / Kurti: Kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”, është një adresë e duhur për armatim.

Ai nuk ka dhënë detaje se kur do të blejnë armatim nga kjo kompani e sa do të blejnë.

Kurti ka qenë në vizitë në Turqi, ku është takuar edhe me presidentin turk, Recep Taip Erdogan.

Deklaratën e Kurtit e ka shpërndau në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne do të vazhdojmë me pajisje moderne për ushtrinë tonë. I kemi dyfishuar shpenzimet për mbrojtje, trefishuar për armatim, katërfishuar për trajnime jashtë vendit dhe korporata Baykar që e prodhon dronin Bayraktar padyshim që është një adresë e duhur që duhet ta kemi përherë parasysh për zhvillimin e mëtutjeshëm të ushtrisë tonë por çfarë pajisjesh, kur do t’i blejmë e sa, kjo do të mund të merret vesh më vonë”, ka thënë Kurti.

Lajmet VIDEO / Kurti: Kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>