VIDEO / Kurti i fton të rinjtë e komuniteteve joshumicë që të punësohen në institucione

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka kërkuar komuniteteve joshumicë që “të përfshihen aktivisht edhe në jetën publike, përveçse në atë shoqërore”.

Kurti përmes një videoje të publikuar në Facebook i ftoi anëtarët e komuniteteve joshumicë që të aplikojnë në thirrjet e hapura për t’u punësuar në institucionet publike të vendit.

“Denonconi pengesat burokratike apo diskriminimin. Për mundësi të barabarta, le ta shpërndajmë barazinë”, tha ai.

Kurti tha se Qeveria e ka themeluar “ekipin ndërinstitucional për promovimin dhe punësimin e komuniteteve të nënpërfaqësuara me synim që të përmbushim dhe respektojmë kuotën prej 10% siç parashihet me ligjet tona”.

Nga tkimet, bisedat e ndërveprimet e rregullta me ushtarë të FSK-së, policë të Kosovës, shërbyes civilë e personel mjekësor nga radhët e komuniteteve joshumicë, Kurti tha se “çdo ditë e më shumë ma thellojnë bindjen për kontributin qenësor që ata kanë për shtetin, republikën dhe shoqërinë tonë”.

“Për mundësi të barabarta, le ta shpërndajmë barazinë”, tha ai.

Lajmet VIDEO / Kurti i fton të rinjtë e komuniteteve joshumicë që të punësohen në institucione >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>