VIDEO/ Kreu parakalim të gabuar, policia i bllokon “Audin” drejtuesit dhe i vendos gjobën e majmeh

Policia i ka bllokuar mjetin një shtetasi, i cili kreu parakalim të gabuar, në afërsi të kryqëzimit duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Gjithashtu, shtetasi A.D., është ndëshkuar me masë administrative 10000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Kreu parakalim të gabuar, në afërsi të kryqëzimit duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës, evidentohet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore e Korçës.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, për një automjet tip “Audi” që kreu parakalim të gabuar në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në dalje të qytetit të Pogradecit, kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 10000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit, shtetasin A. D.

Policia Rrugore falënderon qytetarët që evidentojnë dhe publikojnë shkeljet e kryera nga drejtuesit e mjeteve, dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Lajmet VIDEO/ Kreu parakalim të gabuar, policia i bllokon “Audin” drejtuesit dhe i vendos gjobën e majmeh >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>