VIDEO/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj del me valixhe nga SPAK

Me një kuti të mbushur plot me akte në dorë ish ministri I Shëndetësisë Ilir Beqaj është parë të dalë paraditen e sotme (31 maj 2024) nga SPAK. Prapa ishte avokati i tij i cili tërhiqte për dore një valixhe ku ishin futur aktet e dosjes.

“Derisa dosja është e madhe” u thotë gazetarëve Beqaj, të cilët e pyetën të habitur sapo doli nga dyert e SPAK.

Më në fund ish ministri ka mundësi të marrë 700 fashikujt që SPAK ka vendosur në dosjen e sterilizimit për ta dorëzuar në GJKKO. Hetimet për koncesionin e sterilizimit u kryen nga prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi dhe dosja është në GJKKO e cila do të vendosë nëse çështja do kalojë për gjykim apo do ta kthejë në SPAK për hetime të mëtejshme.

Seanca parapake gjyqësore e 13 majit në GJKKO u shty për në datën 3 qershor pasi avokatët e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj I kërkuan trupës gjykuese kohë që të njihen me dosjen e SPAK për koncesionin e sterilizimit.

Më 18 mars 2024, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për koncesionin e sterilizimit, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë, mes tyre zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, në paraburgim. SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

Ish ministri akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ se ka miratuar kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.

Hetimet 3-vjeçare kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

Ndërkohë në shkurt u vendos sekuestro edhe ndaj dy kompanive të Rrapajt disa aksione të tij në një shoqëri tjetër tregtare, llogari bankare me vlerë 295 mijë euro, 13 makina e apartament në Vlorë.

Lajmet VIDEO/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj del me valixhe nga SPAK >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>