VIDEO/ Helikopterët e famshëm amerikanë tash drejtohen nga pilotët shqiptarë

Personeli i pilotëve të FA, teknikëve të bordit dhe atyre të mirëmbajtjes u certifikuan për kryerjen e detyrave në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë të skuadrës SATMO.

8 pilotë dhe 8 specialistë mirëmbajtje janë kualifikuar në profilet teknik linje, motori, strukture, avionik etj.

Ekipi amerikan SATMO, sipas kontratës do të kryejë avancimin e aftësive të pilotëve në modulet transport trupash, fast-rope, bumbi bucket, vinç, IFR, dhe natën me NVG.

N/Kolonel Ervin Buzi, ka kryer avancimin operacional për të kryer transport trupash përfshirë këtu menaxhimin e emergjencave si dhe fluturimin me instrumenta në kushte të vështira meteorologjike.

Ndërsa, Major Klajdi Tushe ka kaluar fazën e menaxhimit të emergjencave, fluturimit vizual dhe më pas do vazhdojë atë instrumental.

Dy helikopterët e parë UH-60 Black Hawk erdhën në Shqipëri në janar të këtij viti, si porosi e parë e vendit tonë, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA.

Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

Lajmet VIDEO/ Helikopterët e famshëm amerikanë tash drejtohen nga pilotët shqiptarë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>