VIDEO / Haxhiu bashkë me Sveçlën te Vila e Radojiçiqit: E pamë nga afër si ka jetuar ky kriminel

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar sot vilën e Milan Radojçiqit, të cilën ia konfiskoi shteti, pas sulmit terrorist në Banjskë.

Haxhiu në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” publikoi një video e ku tha se po prezantojë luksin në të cilin ka jetuar Radojçiq.

“Dje publikuam dokumentin e listës se aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të terroristit Radojçiq, sot nga afër dhe konkretisht pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel. Kjo është jeta e një terroristi që për vete bën jetë prej milioneri ndërkohë që mjet të funksionimit ka frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jeton në mënyrë që t’i shërbejnë atij.  Kjo gjë ka ndërruar, qytetarët atje kanë filluar të çlirohen nga ky terrorist dhe grupi i tij që kanë punuar vetëm për veten në shërbim të regjimit në Beograd. Republika e Kosovës nuk trembet nga terrorizimi dhe është garantuese e jetës së qetë për të gjithë qytetarët pa dallim. Jemi shoqëri demokratike dhe me vlera të qarta perëndimore ku terrori, frikësimi, shantazhi dhe ilegaliteti nuk kanë vend”, ka shkruar Haxhiu.

Lajmet VIDEO / Haxhiu bashkë me Sveçlën te Vila e Radojiçiqit: E pamë nga afër si ka jetuar ky kriminel >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>