VIDEO / Fotografi i New York Times që dokumentoi masakrën në Familjen Deliu kthehet në Abri, rrëfen duke qarë te varret

Fotografi Wade Goddard që në vitin 1998 punonte në New York Times dhe kishte bërë fotografi për t’i treguar botës për masakrën në Abri ndaj familjes Deliu.

Ai e ka vizituar Kosovën pas 23 vjetëve, ku është takuar me të mbijetuarit. Goggard është kapluar nga emocionet, duke e shprehur këtë edhe përmes lotëve.

Për të a shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa ka postuar edhe video në profilin e tij në Facebook.

“Wade Goddard, fotograf i ballinave të New York Times kthehet në Kosovë pas 23 vjetëve. Në Abri, ai takon të mbijetuar të masakrës të cilën në vitin 1998 e dëshmoi para botës me fotografitë e tij. Goddard, flet për punën e tij në dokumentimin e ngjarjeve të luftës në Kosovë, që nga sulmi ndaj familjes Jashari në Prekaz, e deri tek arritja e lirisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Lajmet VIDEO / Fotografi i New York Times që dokumentoi masakrën në Familjen Deliu kthehet në Abri, rrëfen duke qarë te varret >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker