VIDEO/ Ekstradohet nga Kosova “baroni” i drogës Gëzim Çela, RENEA “blindon” Morinën

I njohur si “baroni” i drogës i shumëkërkuari nga Shqipëria, Gëzim Çela u ekstradua mesditën e sotme nga Kosova.

56-vjeçari iu dorëzua forcave policore elitare shqiptare, RENEA, nga policia e Kosovës në doganën e Morinës.

Gëzim Çela u arrestua në Ferizaj më 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Ai ishte një prej personave më të kërkuar nga Interpoli për disa akuza të rënda si për trafik droge, armëmbajtje pa leje, prodhim i armëve dhe lëndëve shpërthuese. GJKKO i ka caktuar atij masaën e sigurisë arrest në burg. m

Për vite me radhë ish-efektivi i policisë, Gëzim Çela konsiderohej i paprekshëm.

Njoftimi i policisë

Ekstradohet i shumëkërkuari G. Ç., i akuzuar si kreu i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi në Ferizaj, Kosovë dhe ekstradimi i 56-vjeçarit, në Shqipëri, rezultate të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës, Policisë së Kosovës dhe ILECU-t.

Si rezultat i partneritetit të konkretizuar me shkëmbim intensiv informacionesh, nëpërmjet Interpol Tiranës, dhe me veprime operacionale të përbashkëra, mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, paraditen e sotme, u bë i mundur ekstradimi në vendin tonë, i shtetasit të shumëkërkuar G. Ç., 56 vjeç, lindur në Fushë Kuqe, Kurbin.

Shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. Ç. u arrestua më 08.12.2023, në Ferizaj, Kosovë, si rezultat i operacionit të përbashkët të koduar “Fundi i trishtë”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ai akuzohet si kreu i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë. Policia e Shtetit do të vijojë intensivisht, punën dhe operacionet e përbashkëta, me partnerët në të gjithë botën, për të lokalizuar, kapur dhe finalizuar ekstradimet e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Për ekstradimin e Gëzim Çelës reagoi edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

🇦🇱Përgëzoj Policinë e Shtetit 🤝 Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë disamujor që u finalizua me ekstradimin e kreut të një organizate kriminale, i cili ishte i prej shumë vitesh i kërkuar nga drejtësia. Ky bashkëpunim po intensifikohet çdo ditë me agjencitë partnere kudo, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.”, shkruan Balla.

Lajmet VIDEO/ Ekstradohet nga Kosova “baroni” i drogës Gëzim Çela, RENEA “blindon” Morinën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>