VIDEO: Ekipi i BBC-së ballafaqohet me sulm artilerie në Ukrainë

Një ekip i televizionit BBC dhe një punëtor ukrainas i ndihmave janë ballafaquar me sulme afër tyre në Ukrainë. Momentet janë incizuar dhe janë publikuar nga vetë televizioni.

Përderisa një punëtor i ndihmave shihet duke e incizuar veten dhe duke folur për situatën, një shpërthim dëgjohet në prapaskenë.

Një grua me shenjën e medieve në trup dhe një burrë pranë saj shihen të strukur në tokë, përderisa jo larg tyre dëgjohet një shpërthim.

Më pas, njerëzit shihen duke vrapuar dhe duke u futur në një veturë për të ikur sa më shpejt nga vendi ku ndodheshin.

Gjatë asaj dite, vullnetarët e nisën ngarkimin e ndihmave jetike për t’i shpërndarë në pjesën jugore të Ukrainës, brenda rrezes së artilerisë ruse.

Një vullnetar i quajtur Serhii Starostyn tha: “Në këtë zonë, jemi nisur drejt njerëzve që ishin nën një pushtim shumë të vështirë dhe që kaluan nëpër shumë mizori.”

Civilët shihet të gëzuar për ndihmat e para pas tri javëve. Ata presin pranë një furgoni për të marrë qese me ndihma.

Lufta në Ukrainë / Shpeshtohen sulmet e Rusisë, civilët largohen nga Khersoni
Përderisa një vullnetar filloi ta incizonte skenën dhe të fliste, një shpërthim i fuqishëm dëgjohet jo shumë larg civilëve. Një shpërthim tjetër dëgjohet edhe më afër më pas.

“Po largohemi nga Mylove, pati një sulm me artileri tani. Ishte shumë i fuqishëm. Kurrë nuk kam dëgjuar diçka të atillë”- thotë më vonë vullnetari që e incizoi skenën.

Sipas autoriteteve ukrainase, askush nuk është vrarë nga ky sulm. Vullnetarët e vazhduan punën për dhurimin e ndihmave në një fshat tjetër./Rahoveci.info.info/

Lajmet VIDEO: Ekipi i BBC-së ballafaqohet me sulm artilerie në Ukrainë >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!