VIDEO e sherrit/ Elia Zaharia godet Princ Lekën: Ke dhunuar babanë tim

Video që sjell Rahoveci INFO tregon momentin e përplasjes së Princ Lekës me ish-gruan e tij Elia Zaharia.

Ajo ka nisur t’i hakërrehet dhe t’i gjuajë, pasi e akuzon se ka prekur me dorë babain e saj.

Eli Zaharia: Ti ke prekur me dorë babin tim, që të ka mbajtur me bukë? Ti ke gjuajtur babait tim 70 vjeç? Do të çoj në gjyq ty, mos më bëj mua viktimën. Ti i ke thënë shtetit shqiptar se ke bërë shkollë, t’i s’ke shkollë, ti je pa shkollë, ke vetëm katër klasë shkollë.

Princi pretendon se është sulmuar nga ish bashkëshortja dhe ish-vjehrri i saj në ambientet e oborrit mbretëror.

Për këtë ai ka paraqitur denoncim në polici por edhe ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Ngjarja ka ndodhur në 5 mars ku sipas denoncimit ai shkoi për të takuar vajzën që jeton me nënën e saj, por në moment aty ndodhej edhe vjehrri Gjergj Zaharia.

Në kallëzim shtohet se fillimisht leka është përballur me sulm verbal e më pas është goditur me sende të forta. Dyshohet me një skulpturë druri. Në tentativë për tu mbrojtur është dëmtuar edhe në krah për të cilin ka marrë edhe ndihmën mjekësore në spitalin Nënë Tereza.

Për denoncimin e bërë është kërkuar edhe ekspertiza mjeko ligjore, ndërsa thuhet se Princi nuk i është përgjigjur ngjarjes për të shmangur dhe momente të vështira në sy të vajzës tre vjeçare Leka Zogu dhe Elia Zaharia janë në proces divorci, ku gjykata ka caktuar datën 18 mars si seancën e pajtimit mes palëve.

Por duket se pas kësaj ngjarje do të konsiderohet mision i vështirë. Procedura më tej do të vijojë edhe me përballjen në gjykatë mes palëve.

Më herët është deklaruar se çifti prej një periudhe të gjatë kishte konflikte duke kaluar në veprime ligjore për ndarjen.

Ndërsa prej pak ditësh flitet për një tjetër lidhje dashurie të princit Leka

Lajmet VIDEO e sherrit/ Elia Zaharia godet Princ Lekën: Ke dhunuar babanë tim >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>