VIDEO/ Dështon Reforma Zgjedhore, opozita bllokon mbledhjen

Pas thuajse dy vitesh, eshtë rimblidhur Komisioni për Reformën Zgjedhore, i cili bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike.

Në sallë kanë ardhur edhe deputetët “rebelë” të PD-së së Rithemelimit, që drejtohet nga Sali Berisha, te cilët kanë vendosur të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Përplasje kanë ndodhur ditën e sotme në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Në videon që sjell Rahoveci INFO, dëgjohen debate me tone të ngritura mes deputetit Flamur Noka dhe Damian Gjiknurit.

Mesazhi është i thjeshtë me kryetaroreformë nuk bën dot as Edi Rama askush. Ose bëhet reformë ose mercenarë jo”, tha Noka.

Debati ka ndodhur në kuadër të bllokimit të mbledhjes nga opozita, hap ky që u vendos sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Blendi Klosi ishte anëtari i pare në Komisionin për Reformën Zgjedhore qe është larguar nga mbledhja.

Klosi ka shmangur konfrontimin mes grupimit të deputetëve të Bardhit dhe Berishës, të cilët kanë zënë karriget në komision.

Lajmet VIDEO/ Dështon Reforma Zgjedhore, opozita bllokon mbledhjen >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>