VIDEO/ Çmenduri, “Benzi” përplas dy të rinjtë në trotuar, pamjet e aksidentit të frikshëm në Tiranë

Në pamjet që sjell Rahoveci INFO janë momentet që tregojnë aksidentin te Kryeministria pasditen e të dielës.
Siç shihet në pamjet e shkëputura nga një kamera sigurie e ambasadës spanjolle, shihet çifti i të rinjve që po bisedonin në trotuar dhe më pas nisen për të ikur nga aty. Ata ndodhen fare pranë vendit ku do të regjistrohej përplasja.
Vetëm pak sekonda më pas, teksa kanë bërë disa metra te rruga “Ismail Qemali” papritur makina u del para me shpejtësi, aty në trotuar dhe i përplas të dy.
Djali përfundon disa metra përpara nga goditja por ngrihet shpejt dhe shkon te vajza e cila nga përplasja kishte humbur ndjenjat.
Ndërkohë që pas pak sekondash del dhe drejtuesi i mjetit nga makina dhe shtrihet në tokë duke vendosur duart në kokë.
Jorgaq Thëngjilli, 21 vjeç u arrestua nga policia. Ndaj tij është ngritur akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e një ose më shumë personave.
I riu ë parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara. Konkretisht ne korrik të këtij viti është kapur në zonën e Yzberishit me shpejtësi dhe është ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë të reja.
Lajmet VIDEO/ Çmenduri, “Benzi” përplas dy të rinjtë në trotuar, pamjet e aksidentit të frikshëm në Tiranë >> Rahoveci INFO.