VIDEO/ “Çmendet” burri në Tiranë, iu del para makinave – policia me zor e prangos: Është shtetas i huaj

Një person ka shkaktuar kaos me trafikun sot në Tiranë, pranë “Rrugës së Elbasanit”.

Siç duket në pamjet që sjell Rahoveci INFO, burri iu del para makinave, duke provokuar aksidente, por edhe rrezikuar jetën e tij.

Policia e Tiranës ka ndërhyrë pas disa minutash, por ka hasur në rezistencën e këtij personi.

Blutë kanë njoftuar më pas gjatë një njoftimi për mediat se kanë proceduar penalisht shtetasin e huaj E. T., 41 vjeç. Ky i fundit njofton policia është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë
Në lidhje me një video të publikuar në portale ditën e sotme, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin e huaj E. T., 41 vjeç.

Ky shtetas ditën e sotme, në Rrugën e Elbasanit, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ç’rregullime në sjellje, dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve.

Gjithashtu, gjatë neutralizimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriduksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajmet VIDEO/ “Çmendet” burri në Tiranë, iu del para makinave – policia me zor e prangos: Është shtetas i huaj >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>