VIDEO / Azemi: Gjendja në magjistralen Prishtinë – Ferizaj është skandaloze

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka thënë se gjendja aktuale në magjistralen Prishtinë-Ferizaj është skandaloze.

Sipas tij, duhet ndërhyrje urgjente për këtë, “sepse kriza e ndërrmarrësve thellohet”.

“Shumë biznese të Ferizajt që operojnë përreth, po ballafaqohen me vështirësi të përditshme nga gropat e shumta dhe gjendja e tmerrshme e kësaj rruge nacionale. Por edhe më të tmerrshme gjendjen e bëjnë të reshurat e shiut, që depërtojnë në objektet e tyre dhe njëkohësisht ua pamundësojnë qasjen e klientëve në biznese. Dëgjova për së afërmi hallet e bizneseve, që mbushin buxhetin e shtetit dhe ankesat e tyre që nuk po iu zgjidhet ky problem.  Duhet ndërhyrje urgjente për këtë, sepse kriza e ndërrmarrësve thellohet”, ka shkruar Azemi, derisa ka publikuar edhe një video.

Lajmet VIDEO / Azemi: Gjendja në magjistralen Prishtinë – Ferizaj është skandaloze >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>