Vetëvendosje dhe Lista Guxo do të garojnë me numrin 118

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo do të garojnë me numrin 118.
“118 është numri i 500 mijë zemrave që rrahin si një”, ka shkruar VV-ja në “Facebook”.
Sot po ashtu edhe subjektet e tjera e kanë mësuar renditjen e tyre, bazuar në shortin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.