Vetëm në muajin janar shqiptohen rreth 360 gjoba për pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura

Gjatë muajit janar janë shqiptuar rreth 360 gjoba për mosrespektimin e ligjit kundër duhanpirjes në vende të mbyllura. Ndërkaq, paralajmërohet se do të ketë gjoba edhe për cigaret elektrike që kanë nikotinë.

Kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tërshnjaku tha për KP se nuk do të ketë mëshirë ndaj kafiterive që nuk respektojnë ligjin kundër duhan-pirjes.

Tërshnjaku, derisa tregon numrin e subjekteve afariste që kanë kontrolluar dhe gjobat e shqiptuara gjatë muajit janar, thotë se Qeveria duhet të mendojë për rritje të çmimit të duhanit, i cili do të jetë si formë edukuese për ta zvogëluar duhan-pirjen ose për ta marrë edhe një edukim tjetër në kuptim ekonomik dhe shëndetësor.

Sipas tij, nuk do të kenë fare mëshirë për kafe-barët që nuk po e zbatojnë ligjin për duhanin. Gjithashtu, Tërshnjaku tregoi se edhe cigaret elektronike që përmbajnë nikotinë, nuk do të lejohen më në hapësirat e mbyllura dhe për ato do të shqiptohen edhe gjoba.

Lajmet Vetëm në muajin janar shqiptohen rreth 360 gjoba për pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>