Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

Një vetaksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kenë kërkuar ndihmë mjekësore duke u dërguar për trajtim në Prizren.

Këtë aksident e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Sot me datë 11.03.2024 rreth orës 14:50 në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova ,, KM-42 drejtimi Vermicë –Gjergjice në afërsi të Hyrje daljes Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku (vetë- aksident)  ku një automjet me tabela vendore është aksidentuar në mbrojtëset e rrugës. Ndihmë mjekësore kane kërkuar dy persona. Ekipi i hetimeve të aksidenteve te trafikut nga Njësia për Kontroll në Autostradë ka dal në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. Dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren”.

“Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti tek shoferët e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë ngasjes, posqerisht kujdes të shtuar të kenë gjatë periudhave kur kemi reshje atmosferike kur zvogëlohet dukshmëria dhe rrugët bëhen të rrëshqitshme. Policia e Kosovës me njesitet e saj po ndërmerr veprime aktive ne menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve duke angazhuar njësitet relevante te saj ne funksion të zbatimit të ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor”, ka thënë ai.

Lajmet Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>