Veseli e telefonoi Mozzikun nga Haga: Edhe nga ai vend i bie ndërmend të na uroj për festa

Reperi nga Ferizaj, Gramos Aliu i njohur me emrin skenik Mozzik, ka pranuar një telefonatë nga ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Mozzik ka thënë se Veseli e kishte telefonuar nga Haga, për ta uruar për vitin e ri.

Reperi tutje ka treguar se Veseli ishte mirë dhe se u ka bërë të fala të gjithëve.

“Më herët më telefonoi nga Haga! Edhe nga aj vend i bjen nërmend me na uru për festa e për një vit të mbarë. Mirë ish shumë, të fala tha mi bën gjithëve! I thash edhe na jemi mirë të gjithë, veq nuk mujta pa i thënë qe kurrë më shumë se sot vendi ynë ka nevojë për ty e shokët tu. Deri në takimin e radhës shihemi”, ka shkruar Mozzik në Facebook.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, që nga 5 nëntori i vitit 2020-të po përballet me akuza për krime të luftës në Gjykatën e Hagës./21Media

Lajmet Veseli e telefonoi Mozzikun nga Haga: Edhe nga ai vend i bie ndërmend të na uroj për festa first appeared on RTV21.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!