“Veprim i shëmtuar”, Kryetari i Dragashit s’u ftua përurimin e rrugës që u shtrua me paratë e Qeverisë
Kryeministri i Kosovs Albin Kurti para dy ditësh ka marrë pjesë në përurimin e asfaltimit të një rruge që lidh fshatin Kërstec të Komunës së Dragashit dhe dy fshatra të Shqipërisë të banuar nga komuniteti joshumicë. Për këtë rrugë Qeveria kishte kishte ndarë 2.6 milionë euro .
Kurse sot përmes një reagimi ka reaguar komuna e Dragashit duke thënë se kryetari i kësaj komune, Behxhet Xheladini i cili vjen nga LDK-ja nuk ka pasur ftesë për të marrë pjesë në këtë përurim.
“Para dy ditësh u bë përurimi i rrugës së asfaltuar e cila lidh fshatin Kërstec të Komunës së Dragashit dhe dy fshatra të Shqipërisë të banuar nga komuniteti joshumicë. Për ndërtimin e kësaj rruge Qeveria e Kosovës ndau 2,6 Mil. euro. Në ceremoninë e përurimit, përveç Kryeministrit Kurti të ftuara ishin edhe shumë personalitete nga Kosova dhe Shqipëria, e ndër ta edhe kryetari i Bashkisë Kukës. Në këtë ceremoni nuk ishte ftuar kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, si dhe asnjë përfaqësues nga komuniteti joshumicë, nëpër pronat e të cilëve u ndërtua kjo rrugë”, ka thënë ai.
Sipas komunës një gjë e tillë ka të bëjë me një lëshim protokollar, teksa thanë se është edhe një veprim i shëmtuar dhe jo i ndershëm i atyre që e organizuan këtë ceremoni.
“Mosftuarja e kryetarit të Komunës sonë dhe ftuarja e kryetarit të Bashkisë Kukës, ishte një lëshim protokollaveprim i shëmtuarr dhe një dhe jo i ndershëm i atyre që e organizuan këtë ceremoni. Po ashtu edhe injorimi që iu bë komunitetit joshumicë të Komunës sonë.Komuna e Dragashit është e përkushtuar për ndërtimin e raporteve të mira dhe korrekte ndërinstitucionale, pavarësisht dallimeve politike, partiake, ideologjike, etj. Andaj, shpresojmë që në të ardhmen, gjeste të tilla të pahijshme nga ana e institucioneve të mos ndodhin”, thuhet tutje në reagim./21Media