Vendosja e rripit të sigurisë, mosrespektimi i rregullit ndëshkohet me 150 euro gjobë

Policia e Kosovës i ka njoftuar qytetarët se shoferi dhe personat e tjerë në veturë duhet t’i vendosin rripat e sigurisë, pasi mosrespektimi i këtij rregulli do të dënohet me 150 euro gjobë.

Policia përmes një postimi në Facebook kujtoi se nga data 3 prill 2024 ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor.

“Në automjetin për udhëtarë/veturë dhe në mjetin transportues shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç e parasheh prodhuesi i atij automjeti. Nëse personi i mitur i cili transportohet në mjet nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësia bie mbi shoferin e mjetit, ndërsa nëse personi i moshës madhore nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësinë për këtë e mban vetë personi. Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë prej 150 euro”, thuhet në njoftim.

Lajmet Vendosja e rripit të sigurisë, mosrespektimi i rregullit ndëshkohet me 150 euro gjobë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>