Vendosja e gurthemelit të nënstacionit policor në Zveçan, reagon Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka reaguar pas vendosjes së gurthemelit të nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit.
Petkoviq ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar “pushtimin e veriut të Kosovës”.
Ai tha se me vendosjen e gurthemelit për nënstacionin policor në fshatin Izvor të komunës së Zveçanit, Kurti vazhdoi militarizimin dhe pushtimin ilegal dhe të dhunshëm të veriut duke ndërtuar një stacion tjetër policor dhe, siç u mburr, dy kilometra nga vija administrative.
“Përveç kësaj, ata nuk kanë çfarë të kërkojnë në veri të Kosovës dhe Serbisë sipas asnjë letre të marrëveshjes apo marrëveshjes në Bruksel”, ka thënë Petkoviq.
Ai theksoi se Beogradi vazhdimisht po paralajmëron se siç thotë ai Prishtina po përgatitet të sulmojë popullin serb në veri të Kosovës dhe Serbisë dhe dëshiron të shkaktojë konflikte dhe kriza në këtë fushë në mes të fushatës zgjedhore, sepse Kurti nuk ka asnjë politikë apo rezultat tjetër të ofrojë, ndaj me vetëdije ngre tensionet dhe haptazi kërcënon dhe tund armën./21Media
Vendoset gurthemeli i nënstacionit policor në Izvor të Zveçanit