Vendoset gurthemeli i nënstacionit policor në Izvor të Zveçanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka vizituar veriun e vendit.
Kurti së bashku me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë, Gazmend Hoxha kanë ndaluar në Zveçan, saktësisht në fshatin Izvor.
Kurti theksoi se në objektin e ri do të shërbejë policië kufitëre.
“Të premten e javës së kaluar u vendos gurthemeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë. Sot, në mëngjes, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vendosëm gurthemelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë. Në objektin e ri, që presim të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare.
Punime të mbara!”, ka shkruar Kurti. /21Media