Vendimi për mbylljen e TikTok, reagon Rama: Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi

Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok për një periudhë 12-mujore.

Përmes një reagimi në platformën X, shefi i qeverisë thotë se ky është vendimi i parë i marrë pas konsultimit me 65 mijë prindër dhe mësuses.

Më tej, Rama shton se janë në diskutime me kompaninë, përfaqësues të së cilës do të vijnë në shpejti në Shqipëri për të paraqitur një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët.

“Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, tha Rama.

Brenda një jave, aplikacioni social TikTok do të mbyllet për 12 muajt e ardhshëm në territorin shqiptar. Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa lajmi u bë më dije nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker