Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri, shkon në Gjykatën Kushtetuese

Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë, Birn Albania dhe Qendrës për Fuqizimin Ligjor dorëzuan të martën (25.03.) kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për mbylljen e TikTok.

Qeveria shqiptare vendosi më 6 mars të mbyllë platformën e njohur. ‘’Vendimi për mbylljen totale të TikTok është hap ekstrem dhe i pajustifikuar që shkel lirinë e shprehjes, të informimit dhe liritë ekonomike të qytetarëve” – u shpreh Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj, përpara godinës së Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Myzyrajt legjitimimi i një vendimi të tillë, do të sillte ‘’një precedent të rrezikshëm të censurës digjitale, që mund t’i hapte më pas rrugën edhe mbylljes së rrjeteve të tjera sociale”.

Ndalimi i aplikacionit u argumentua në vendimin e qeverisë në Shqipëri me pretendimin se përmbajtja e pakontrolluar mund të sillte efekte negative mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve. Avokati, Franc Terihati, njëherësh drejtues i Qendrës për Fuqizimin Ligjor u shpreh se mbyllja duhet të ishte masa e fundit. ‘’Parimet dhe të drejtat mund të kufizohen vetëm në bazë të interesit publik, kjo nuk provohet me fakte në VKM. Edhe nëse ndodh cënimi i interesit publik, kufizimi duhet të ndodhë në mënyrë të kufizuar” – u shpreh avokati./DW

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker