Vendimi i Qeverisë për dinarin, reagojnë politikanët gjermanë ndaj qëndrimit të BE-së

Deputeti i Bundestagut, Boris Mijatovic, ka reaguar ndaj qëndrimit të Bashkimit Evropian sa i përket vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës që ndalojnë qarkullimin e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele serbe në gjithë Kosovën.

Mijatovic ka thënë se Beogradi po vazhdon të mbështesë strukturat ilegale edhe përkundër faktit se ka nënshkruar marrëveshje për tërheqjen e tyre.

Deputeti gjerman i cili ka njoftuar se të hënën ka arritur në Kosovë, e ka cilësuar Bashkimin Evropian si të “pandjeshëm”.

Ndaj këtij qëndrimi kritik të Mijatovic ndaj BE-së ka reaguar edhe politikani gjerman dhe ish-ministri Michael Roth. Politikani gjerman ka thënë se shumë kolegë nga Bundestagu dhe parlamentet tjera në Evropë kanë “dyshime serioze” rreth strategjisë së BE-së dhe SHBA-së për të de-eskaluar situatën në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Roth ka thënë se kjo strategji s’është as e balancuar as e mençur.

“Është koha për pikën e kthesës”, ka shkruar Roth.

Lajmet Vendimi i Qeverisë për dinarin, reagojnë politikanët gjermanë ndaj qëndrimit të BE-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>