“Vendi i Shqipërisë është në BE”, Kallas: Reformat janë të vështira, por keni mbështetjen tonë!

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë konferencës së përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama, Kallas theksoi se Shqipëria është mbështetëse e fortë e BE dhe vendi i saj është në Union.

“Shqipëria mbështetëse e fortë e BE-së. Vendimi juaj për të zbatuar plotësisht sanksionet e BE-ssë kudnër Rusisë së bashku me mbështetjen tuaj humanitare dhe politke që i keni dhënë Ukrainës tregon përkushtimin tuaj ndaj BE-së. Ju jeni shumë të vlefshëm dhe të dobishëm sa i përket bashkëpunimit në rajon për të pasur një mjedis të sigurt edhe në Bosnjë, BE është e angazhuar sa i përkt Shqpërisë dhe bahskëpunimi ynë sjell të mira për të dyja palët. Do të lancojmë edhe dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen. Po thellojmë bahskëpunimin në sektorin e sigurisë dhe kemi dëshirë të zgjerojmë këtë bashkëpunim në fusha të tjera. Bashkëpunimi ynë shkon përtej sigurisë sepse Shqipëria ka një agjendë ambicioze për të përfunduar negociatat në dy vitet e ardhshme. Nuk ka ndonjë rrugë të shkurtër për të arritur anëtarësimin në BE përveç performancës në reforma. Reformat janë të vështira dhe ju keni mëbshtetjen tonë sa i përket çeljes së grup kapitujve të tjerë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Diskutuam edhe zhvillimet në rajon. I vlerësoj këshillat dhe komentet që ju më keni dhënë për Ballkanin Perëndimor në lidhje me Kosovën dhe Serbinë nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. Mezi pres të kthehem për takimin e komitetit evropian politik”, ka thënë ajo.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker