Vendet e BE-së morën mbi 89 mijë kërkesa për azil në shtator

89.590 aplikime për azil nga shtetas të vendeve joanëtare të BE-së janë regjistruar në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, në shtator të këtij viti.

Shifrat janë dhënë nga Zyra Evropiane për Statistikat, Eurostat, raporton SchengenVisaInfo.com.

Numri i aplikimeve të pranuara nga autoritetet në vendet e BE-së për mbrojtje ndërkombëtare në shtator, ka një një rritje prej 15 për qind në krahasim me gushtin.

Sipas raportit të fundit të siguruar nga Eurostat, shumica e kërkesave të paraqitura për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së kanë ardhur nga shtetas të Sirisë, ose gjithsej 14,930 aplikime për herë të parë, të ndjekur nga ato të bëra nga afganët (11,955), turqit (5,220), indianët (4530) si dhe ata nga Venezuela (4520).

Rritje të numrit të aplikimeve në shtator të këtij viti është vërejtur edhe nga qytetarët e Ukrainës, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Shifrat e Eurostat zbuluan se në shtator numri i shtetasve rusë që aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në BE ishte 1,305 aplikime të regjistruara.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!