Vëmendja në “Emirates”, katër përballje interesante në Premier League

Katër ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 18-të në Premier League.
Përballja kryesore do të jetë ballafaqimi i liderit aktual Arsenal, me Newcastle United.
Topçinjtë janë aktualisht në vendin e parë me 43 pikë të grumbulluara nga 16 ndeshje – janë në formën më të mirë gjatë viteve të fundit.
Në anën tjetër, Newcastle e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi për momentin renditen në vendin e tretë me 34 pikë të grumbulluara nga 17 ndeshje, me vetëm dy pikë larg vendit të dytë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Emirates”, me fillim nga ora 20:45, njofton Klankosova.tv.
Tjetër takim interesant pritet të jetë edhe ndeshja mes Manchester Unitedit dhe AFC Bournemoth, me fillim nga ora 21:00.
Djajtë e Kuq janë formë fantastike në ndeshjet e fundit dhe synojnë që ta vazhdojnë këtë ecuri pozitive.
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme:
- Arsenal – Newcastle United 20:45
- Everton – Brighton & Hove Albion 20:45
- Leicester City – Fulham 20:45
- Manchester United – AFC Bournemouth 21:00
Lajmet Vëmendja në “Emirates”, katër përballje interesante në Premier League >> Rahoveci INFO.